Aktualitet

Vrasja e Laver Tozajt në Selenicë, fqinja: Janë familje e qetë, nuk ndihemi të rrezikuar

8 Gusht 2019, 09:09 Nga DOSJA
Vrasja e Laver Tozajt në Selenicë, fqinja: Janë familje e

VLORË– Një ditë pas vrasjes së Laver Tozajt në Selenicë, një prej fqinjëve në një deklaratë për mediat ka treguar detaje lidhur me familjen e tij.

Fqinja shprehet se familja e 47-vjeçarit nuk ishin persona problematikë dhe nuk ishin ndjerë kurrë të rrezikuar. 

“I njihnim si persona. Jo nuk ishin problematikë. Ne nuk ndihemi të rrezikuar, se s’kemi bërë gjë. Janë shumë të rregullt si familje. Katër vëllezërit që janë aty janë shumë të qetë”, tha një fqinje.  Policia ka marrë në pyetje 15 persona, mes tyre dhe gruan dhe vëllezërit, të cilët kanë mohuar të kenë pasur konflikte.

Nikola Ikonomi i njohur ndryshe si Dilaver Tozaj mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme pranë banesës së tij në Resulaj të Selenicës së Vlorës. Ai është një nga 4 personat që u arrestuan në vitin 2005 si pjesë e një grupi kriminal. Mësohet se grupi trafikuan 1145 kilogramë hashash nga Kakavija.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dyshimet për vrasjen e tozajt vrasje ne selenice vritet dilaver tozaj dyshimet për vrasjen e tozajt vrasje ne selenice vritet dilaver tozaj

Sondazh

Poll