Aktualitet

Rrëmbeu dhe dogji të gjallë dy të rinj në ’98-ën, kush është Byniamin Hajro që u arrestua në Gjermani

8 Gusht 2019, 07:16 Nga DOSJA
Rrëmbeu dhe dogji të gjallë dy të rinj në

Tiranë-  Nga Gjermania është ekstraduar Byniamin Hajro, 56 vjeç pasi rezulton i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Sipas policisë ai akuzohet për vrasje dhe rrëmbimin e Arjan Avdullait dhe Eduart Pemës. Dy të rinjtë u rrëmbyen, u torturuan e më pas u dogjën, njëri prej tyre i gjallë në lagjen Vakëf në Berat nga një bandë me të njëjtin emër, pjesë e së cilës ishte edhe Hajro.

Njoftimi:

Rinas

Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania një shtetas të dënuar me 25 vite burg për vrasje

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Me datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A.

Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e d)nuar me 25 vite burgim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet byniamin hajro vrasja e dy të rinjve në berat byniamin hajro vrasja e dy të rinjve në berat

Sondazh

Poll