Bota

Situata e tensionuar në Veri të Kosovës, Stoltenberg ulet me Vuçiçin e Kurtin

Stoltenberg do të takojë fillimisht Vuçiç dhe më pas Kurtin.

12 Gusht 2022, 15:34 Nga F.M
Situata e tensionuar në Veri të Kosovës, Stoltenberg ulet me
Jens Stoltenberg

KOSOVË- Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Të dy do t’i takojë veçmas, vetëm një ditë përpara se dy liderët të takohen me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e Jashtme, Joseph Borrell në Bruksel. Stoltenberg do të takojë fillimisht Vuçiç dhe më pas Kurtin.

Tema që do të diskutohet në këtë takim sështë situate e tensionuar në veri të Kosovës mes minoritetit serb dhe Njësive Speciale të Prishtinës.

Nga 1 shtatori serbët e Veriut të Kosovës do të duhet të marrin letërnjoftimet e identifikimit shtesë në doganat kosovare si dhe të konvertojnë targat e lëshuara në Serbi në sistemin RKS.

jens stoltenberg albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll