Bota

Plagosi me armë Vali Corleonen, Gjykata jep vendimin për 22-vjeçaren

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të vrasë Corleonen.

12 Gusht 2022, 14:36 Nga e.k
Plagosi me armë Vali Corleonen, Gjykata jep vendimin për
Vali Corleone

KOSOVË- Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurës të identifikuar me inicialet A. S, e cila një ditë më parë dyshohet se plagosi Vali Corleonen. Gjykata e dha vendimin duke marrë parasysh pretencën e Prokurorisë.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të vrasë Corleonen. Ajo e ka qëlluar atë në këmbën e djathtë. Ai u dërgua në Spital ku mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

vali corleone

Sondazh

Poll