Bota

Pas akuzave për rrezikun e një katastrofe bërthamore, Rusia kërcënon hapur perëndimin

Ukraina ka akuzuar Rusinë se bombarduar qytetet ukrainase duke ditur se forcat ukrainase nuk mund të rrezikonin të kundërpërgjigjeshin. Ndërkohë, Moska ka bombarduar vetë zonën duke fajësuar Ukrainën.

12 Gusht 2022, 15:01 Nga e.k
Pas akuzave për rrezikun e një katastrofe bërthamore, Rusia
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus dhe kreu i partisë "Rusia e Bashkuar" Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka kërcënuar aleatët perëndimorë të Ukrainës, që akuzuan Rusinë për rrezikun e një katastrofe bërthamore rreth termocentralit ukrainas Zaporizhzhia

Ukraina ka akuzuar Rusinë se bombarduar qytetet ukrainase duke ditur se forcat ukrainase nuk mund të rrezikonin të kundërpërgjigjeshin. Ndërkohë, Moska ka bombarduar vetë zonën duke fajësuar Ukrainën.

Rusia thotë se është Ukraina ajo që ka sulmuar centralin.

“Kiev dhe aleatët e tij thonë se Rusia kanë lëshuar raketat në drejtim të centralit. Kjo është padyshim 100% e pakuptimtë, madje edhe për popullin budalla rusofob”, shkroi Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në kanalin e tij Telegram.

“Cfare mund te them? Të mos harrojmë se edhe Bashkimi Europian ka centrale bërthamore. Dhe aty mund të ndodhin edhe aksidente.”

dmitry medvedev

Sondazh

Poll