Bota

Ndodh dhe kjo, parashikoi grabitjen, macja i shpëton jetën pronarit të saj

Kur dy persona u përpoqën të hynin në shtëpi, macja mjaullinte dhe vrapoi për të paralajmëruar pronarin e saj, 68 vjeçarin Fred Everitt i cili u zgjua menjëherë dhe ndaloi grabitjen.

12 Gusht 2022, 15:07 Nga e.k
Ndodh dhe kjo, parashikoi grabitjen, macja i shpëton jetën pronarit
Macja që i shpëtoi jetën pronarit

SHBA- Lidhja mes kafshës dhe të zotit është shumë e fuqishme dhe këtë e ka dëshmuar më së miri një mace në Mississippi.

Kur dy persona u përpoqën të hynin në shtëpi, macja mjaullinte dhe vrapoi për të paralajmëruar pronarin e saj, 68 vjeçarin Fred Everitt i cili u zgjua menjëherë dhe ndaloi grabitjen.

"Ajo kurrë nuk e ka bërë këtë më parë”,-vuri në dukje 68 vjeçari. Sipas mediave, kur ai u ngrit nga shtrati, pa dy burra jashtë duke u përpjekur për të hapur derën me një levë, njëri prej të cilëve ishte i armatosur. “Keni dëgjuar për qentë roje, kjo është një mace roje”, tha Fred.

shba fred everitt

Sondazh

Poll