Bota

FT+VD/ Përfshihet nga flakët superjahti me vlerë 20 mln dollarë, tymi i zi largon pushuesit nga brigjet e ishullit spanjoll

Rojet bregdetare spanjolle dërguan dy varka shpëtimi për të shuar zjarrin, pasi nëntë pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit në bordin e Aria SF braktisën anijen pas një përpjekje të dështuar për të shuar zjarrin. Megjithatë fatmirësisht nga ky zjarr nuk kishte asnjë person të lënduar.

12 Gusht 2022, 14:21 Nga e.k
FT+VD/ Përfshihet nga flakët superjahti me vlerë 20 mln
Jahti i përfshirë nga flakët

SPANJË- Një superjaht 20 milionë dollarësh, në pronësi të një shefi kompanie, me vlerë më shumë se 400 milionë dollarë, është përfshirë nga flakët në brigjet e një ishulli spanjoll. 

Anija 150 metra e gjatë u përfshi nga zjarri pasditen e së enjtes në Cala Saona, në perëndim të ishullit mesdhetar të Formentera, vetëm një muaj pasi iu dorëzua pronarit të saj.

FT+VD/ Përfshihet nga flakët superjahti me vlerë 20 mln

Rojet bregdetare spanjolle dërguan dy varka shpëtimi për të shuar zjarrin, pasi nëntë pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit në bordin e Aria SF braktisën anijen pas një përpjekje të dështuar për të shuar zjarrin. Megjithatë fatmirësisht nga ky zjarr nuk kishte asnjë person të lënduar.

Pronari i superjahtit 61-vjeçari Paolo Scudieri, është kryetar i prodhuesit të komponentëve të brendshëm të makinave Gruppo Addler, i cili u themelua nga babai i tij Achille në vitin 1956, dhe vlera e tij neto thuhet të jetë rreth 410 milionë dollarë.

Babai i katër fëmijëve Scudieri, i cili jeton në Napoli, është ambasadori i Monakos për Turizmin dhe themeluesi i një grupi që zotëron 19 restorante në Itali.

spanje paolo scudieri

Sondazh

Poll