Aktualitet

Detaje nga vrasja në Vlorë/ Ekzekutori e mori në telefon, si u vra jashtë banesës 47-vjeçari, dyshimet e para

8 Gusht 2019, 07:03 Nga DOSJA
Detaje nga vrasja në Vlorë/ Ekzekutori e mori në telefon, si u

VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Vlorë e Dilaver Tozajt. Mësohet se viktima ka marrë 5 plumba në trup dhe 2 në kokë dhe ka humbur menjëherë jetën.  Sipas policisë pista kryesore e hetimit është për prishjen e pazare të drogës. Ndërsa familjarët kanë deklaruar se viktima nuk ka pasur konflikte në fshat.

Burime bëjnë me dije se autori e ka marrë në telefon 47-vjeçarin dhe pasi ai ka dalë e ka goditur me pistoletë. Dyshimet e para janë që e ka marrë një njeri që e njeh atë mirë por edhe zonën.

Dyshimet shton edhe më faktin se 47-vjeçari është qëlluar nga shumë afër.

Pasi kreu atentatn, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar faktin që nuk kishte drita, por edhe sepse dyshohet që e njihte mirë zonën. Në polici deri më tani janë shoqëruar 15 persona.

Nikola Ikonomi i njohur ndryshe si Dilaver Tozaj mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme pranë banesës së tij në Resulaj të Selenicës së Vlorës. Ai është një nga 4 personat që u arrestuan në vitin 2005 si pjesë e një grupi kriminal. Mësohet se grupi trafikuan 1145 kilogramë hashash nga Kakavija.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dyshimet për vrasjen e tozajt vrasje ne selenice vritet dilaver tozaj dyshimet për vrasjen e tozajt vrasje ne selenice vritet dilaver tozaj

Sondazh

Poll