Aktualitet

Pas denoncimit të xhaxhait, Policia e Kurbinit po heton pistën e rrëmbimit të Ervis Martinajt

Kështu që me ngritjen e pistës së rrëmbimit, Prokuroria e Kurbinit ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa.

12 Gusht 2022, 11:33 Nga k.m.
Pas denoncimit të xhaxhait, Policia e Kurbinit po heton pistën e
Ervis Martinaj

KURBIN- Sot është dita e katërt e zhdukjes së Ervis Martinajt. Sot, Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për akuzën e rrëmbimit, për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, pas kallëzimit që bëri xhaxhai i ti, Faik, për humbjen e kontakteve me nipin.

Lajmin e ka bërë me dije për gazetaren Klodiana Lala thanë se dyshimet për rrëmbim janë referuar nga Policia e Lezhës. Kështu që me ngritjen e pistës së rrëmbimit, Prokuroria e Kurbinit ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa.

Në rastin konkret, Policia përveç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj nuk ka prova të tjera për vendin ku ndodhet Martinaj. Familja e Ervis Martinajt ka kallëzuar dje në Policinë e Shtetit humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, por një mik nga Puka e kishte njoftuar se nuk e kishin parë prej ditësh.

Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Por që rrëfimi i Dumanit mjaftoi që ndaj Martinajt të ngrihej akuza. 

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2022, 11:01

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Cërrik

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në fshatin Jagodinë. Dy makina janë përplasur dhe nj&e...