Aktualitet

Kontrolle masive në Fier për kultivimin e kanabisit, vihet në pranga 28-vjeçari

I riu ka kultivuar në tokën në pronësi të tij, në fshatin Daullas, në anë të lumit Seman, bimë të dyshuara narkotike canabis sativa.

12 Gusht 2022, 11:31 Nga k.m.
Kontrolle masive në Fier për kultivimin e kanabisit, vihet në
Foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 28-vjeçar me inicialet K.M. I riu ka kultivuar në tokën në pronësi të tij, në fshatin Daullas, në anë të lumit Seman, bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Semani”. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 28-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacione të marra në rrugë policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Semani”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Daullas, Fier. Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar në tokën në pronësi të tij, në fshatin Daullas, në anë të lumit Seman, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

operacioni semani

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2022, 11:01

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Cërrik

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në fshatin Jagodinë. Dy makina janë përplasur dhe nj&e...