Aktualitet

Kultivuan kanabis, arrestohen babë e bir në Bulqizë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lejçani”, babë e bit, i identifikuar me iniciale M. S. 70 vjeç dhe E. S. 39 vjeç.

12 Gusht 2022, 11:02 Nga k.m.
Kultivuan kanabis, arrestohen babë e bir në Bulqizë
Fotot ilustruese

BULQIZË- Babë e bir janë arrestuar pasi kultivonin lëndët narkotike në kodrën e Lejçanit të Bulqizës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lejçani”, babë e bit, i identifikuar me iniciale M. S. 70 vjeç dhe E. S. 39 vjeç, iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Njoftimi policisë:

Bulqizë / Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Lejçani”. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë babë e bir. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “Lejçani”.

Si rezultat në një zonë të pyllëzuar në kodrën e Lejçanit, kanë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet rezulton se autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit M. S., 70 vjeç, dhe E. S., 39 vjeç, banues në Bulqizë (babë e bir), të cilët janë arrestuar në flagrancë.

 

bulqizë

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2022, 11:01

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Cërrik

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në fshatin Jagodinë. Dy makina janë përplasur dhe nj&e...