Aktualitet

"Nëna puthi fëmijët para se të hidhej"/ Flet i afërmi i aktorit shqiptar në SHBA: Djali i madh tregoi në Polici

Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend. Ai pretendon se ngjarja ka qenë vetëvrasje nga të dyja palët.

12 Gusht 2022, 10:42 Nga k.m.

"Nëna puthi fëmijët para se të hidhej"/ Flet i

SHBA- Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën në SHBA me bashkëshorten e tij disa ditë më parë, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në një intervistë ekskluzive për “Euronews Albania”, Ademi u shpreh se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend. Ai pretendon se ngjarja ka qenë vetëvrasje nga të dyja palët. E se dëshmitar për këtë gjë kanë qenë dy fëmijët e mitur të çiftit. 

“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja. Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në document thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë,”- deklaroi Adem Balliu.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht në Neë York, teksa festonin ditëlindjen e bashkëshortes së Florindit, Ornela, e cila mbushte 28 vjeçe. Fillimisht debati mësohet se ka nisur mes të resë dhe nënës së 35-vjeçarit, por me ndërhyrjen e aktorit, situata është përkeqësuar. Më pas, Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hedhur nga ballkoni i apartamentit që ndodhej në katin e gjashtë në ‘The Bronx’ të New Yorkut. Kur ka parë pasojat e veprimit të tij, 35-vjeçari ka vendosur të hidhej pas të shoqes. Të dy janë gjetur të vdekur.

Ndërkohë, familjarët e Florind Belliut, kanë nisur mbledhjen e fondeve për marrjen e kujdestarisë së 2 fëmijëve të vegjël. Anisela Zhupani, është personi që po ogranizon një GOFUNDME, i cili synon të grumbullojë një total prej 50 mijë dollarësh për t'u kujdesur për dy fëmijët e mitur që la pas çifti. 

florind belliu ornela shehi

Sondazh

Poll