VD-Tentoi të kalonte kufiri, si u kap Klodian Keqi i pajisur me armë zjarri! Në pranga dy bashkëpunëtorët
Bashkë me të, Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Mësohet se në pranga kanë rënë Lavdim Kasalla dhe Kujtim Gjoka, të cilët kanë ndihmuar Keqin që të largohet drejt Greqisë, pasi kreu vrasjen.
SARANDË- Pas 48 orë kërkimesh, vrasësi i 55-vjeçarit, Luan Hushi, Klodian Keqi është arrestuar në Konispol të Sarandës, teksa tentonte të ikte në Greqi. Bashkë me të, Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Mësohet se në pranga kanë rënë Lavdim Kasalla dhe Kujtim Gjoka, të cilët kanë ndihmuar Keqin që të largohet drejt Greqisë, pasi kreu vrasjen. Klodian Keqi, 40 vjeç, akuzohet për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, ndërsa dy të rinjtë do të dalin në gjyq për t'u gjykuar për veprën penale: “Përkrahja e autorit të krimit”.
Njoftimi i Policisë:
Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, për në shtetin grek, me qëllim fshehjen, pasi vrau me armë zjarri një 55-vjeçar, shërbimet e Policisë, pas 48 orë kërkimesh, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit.
Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që e ndihmuan autorin e dyshuar, për të kaluar kufirin për në Greqi. Shërbimet Operacionale të DVP Durrës dhe strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas 48 orë kërkimesh dhe ndjekjeje me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes me armë zjarri të 55-vjeçarit, bënë të mundur që mbrëmjen e djeshme të lokalizonin në Konispol të Sarandës, autorin e dyshuar të ngjarjes. Falë organizimit të operacionit policior të koduar “Horizonti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në Konispol të Sarandës, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin: Klodjan Keqi,., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Gjithashtu, shërbimet e policisë, së bashku me 40-vjeçarin, kapën dhe arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, edhe shtetasit Lavdim Kasalla, 25 vjeç dhe Luftim Gjoka.., 30 vjeç, të cilët po shoqëronin dhe ndihmonin autorin e dyshuar për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek. Shtetasi K. K., më datë 10.08.2022, rreth orës 09:45, pas një konflikti për dru zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh, Krujë, plagosi me armë zjarri shtetasin L. H., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 10 gushtit, në fshatin Zgërdhesh të Krujës, në një zonë të pyllëzuar. E dyshohet se shkak për nisjen e konfliktit ishin disa degë me ullinj, por ka dhe një version tjetër që pretendon se ka ndodhur për prerjen e druve në pyll. Në konflikt e sipër, Keqi qëlloi ndaj 55-vjeçarit, duke i lënë disa plumba në bark. Ndaj edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, Hushi nuk ia doli që t'u mbijetonte plagëve të marra. Por me prangosjen e të dyshuarit kryesor, pritet të mësohet shkaku i vërtetë i vrasjes.
Por kjo nuk është hera e parë që Klodian Keqi përfundon në burg. 12 vite më parë, ai u përfshi në një përplasje të armatosur mes dy fisesh në Fushë Krujë. Ai dhe vëllai i tij, Jetmiri, u përplasën me fisin Daci. Konflikti mes tyre përfundoi me një ‘luftë të vërtetë’. Mësohet se shkak i përplasjes u bë një konflikt pronësie. Jetmir Keqi dhe Mustafa Daci përfunduan të plagosur. Klodian Keqi u arrestua pak më vonë.
Sondazh
Situata nga zjarret, Emergjencat Civile: Në 24 orë u raportuan 25 vatra, vetëm 3 janë aktive
Foto ilustruese TIRANË- Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka dhënë detaje lidhur me situatën e zjarreve në ...
"Qetësohu, se dihej kjo"/ Arrestimi i Sokol Bodes, erdhi nga Anglia për vëllanë, kërkoi leje vetëm 2 minuta
Sokol Bode BERAT- Sokol Bode u arrestua mbrëmë në banesën e tij në Berat. Ai kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia, ...
Për herë të parë që nga fillimi i Covid-19, vdekjet në vend zbresin në nivelin e para pandemisë
Foto ilustruese Për herë të parë që kur u shënuar rasti i pare i Covid-19 mëse dy vjet më parë, sëmundje ...
VD-DËSHTOI PLANI! Tentoi të arratisej në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit
Klodian Keqi KONISPOL- Klodian Keqi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit nga Policia teksa tentonte që të...
E RËNDË- Ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 29-vjeçarja në Durrës, ishte dhe shtatzënë
Foto ilustruese DURRËS- Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Rreth orës 07:30, ajo është ...
"Pse të paguajnë fëmijët gabimet e mia?"/ Zvicra dëbon familjen shqiptare pas 30 vitesh
Foto ilustruese ZVICËR- Një familje prej gjashtë anëtarësh është detyruar të largohej nga Zvicra në Maqedo...
Mbi 1 kg kokainë e fshehur në bidenë e banjos, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali
Foto ilustruese ITALI-Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi gjatë një kontrolli t&eu...
HARTA LIVE! Vranësira dhe reshje shiu në juglindje, parashikimi i motit për sot!
moti TIRANË- Ditën e sotme në vend sërish do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqëndrueshme në mesdit&...
Në kërkim prej 2017 për lidhjet me ‘Habilajt’/ Bode ishte fshehur për 5 vite në Angli, u arratis nga Muriqani
Sokol Bode TIRANË- Sokol Bode, ish-drejtori i policisë kufitare në Dhërmi prej pesë vitesh fshihej në Angli. Në viitn 20...
PËRGJIMET/ “Vij për 10 minuta”, cili ishte roli i Bodes në grupin e Habilajve, fotoja ku shfaqet krah për krah me vëllezërit
Sokol Bode dhe grupi Habilaj TIRANË- Sokol Bode, ish-drejtuesi i Policisë në Dhërmi që u vu në pranga sot në Berat ka qe...
