Aktualitet

E RËNDË- Ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 29-vjeçarja në Durrës, ishte dhe shtatzënë

Rreth orës 07:30, ajo është gjetur pa shenja jete nga familjarët, e dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

12 Gusht 2022, 08:49 Nga k.m.
E RËNDË- Ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë
Foto ilustruese

DURRËS- Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Rreth orës 07:30, ajo është gjetur pa shenja jete nga familjarët, e dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Nga hetimet e para rezulton se kabulli që zgjatej përmes oborrit për të furnizuar me energji lavazhin para shtëpisë ka bërë masë dhe pikërisht në këtë moment, gruaja e re ka rënë në kontakt me të dhe ka gjetur vdekjen. Ndërsa është bërë me dije gjithashtu se 29-vjeçarja që humbi jetën ishte shtatzënë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

durres

Sondazh

Poll