VD-DËSHTOI PLANI! Tentoi të arratisej në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit
Në momentet e arrestimit, Keqit nuk i është gjetur armë, ndërkohë vijon puna për kërkimin e kallashnikovit që kreu vrasjen e bashkëfshatarit të tij.
KONISPOL- Klodian Keqi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit nga Policia teksa tentonte që të kalonte kufirin për në Greqi. Ai është vendosur në pranga pasi dyshohet se është personi që qëlloi me breshëri kallashnikovi dhe i mori jetën bashkëfshatarit të tij 55-vjeçarit, Luan Hushi. Në momentet e arrestimit, Keqit nuk i është gjetur armë, ndërkohë vijon puna për kërkimin e kallashnikovit që kreu vrasjen e bashkëfshatarit të tij.
“Shërbimet Operacionale të DVP Durrës dhe strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas 48 orë kërkimesh dhe ndjekjeje me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes me armë zjarri të 55-vjeçarit, bënë të mundur që mbrëmjen e djeshme të lokalizonin në Konispol të Sarandës, autorin e dyshuar të ngjarjes,”- njoftoi Policia.
Gjithashtu, së bashku me 40-vjeçarin, kapën dhe arrestuan dy persona, të identifikuar si Lavdim Kasalla dhe Kujtim Gjoka, të cilët po shoqëronin dhe ndihmonin autorin për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 10 gushtit, në fshatin Zgërdhesh të Krujës, në një zonë të pyllëzuar. E dyshohet se shkak për nisjen e konfliktit ishin disa degë me ullinj, por ka dhe një version tjetër që pretendon se ka ndodhur për prerjen e druve në pyll. Në konflikt e sipër, Keqi qëlloi ndaj 55-vjeçarit, duke i lënë disa plumba në bark. Ndaj edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, Hushi nuk ia doli që t'u mbijetonte plagëve të marra. Por me prangosjen e të dyshuarit kryesor, pritet të mësohet shkaku i vërtetë i vrasjes.
Por kjo nuk është hera e parë që Klodian Keqi përfundon në burg. 12 vite më parë, ai u përfshi në një përplasje të armatosur mes dy fisesh në Fushë Krujë. Ai dhe vëllai i tij, Jetmiri, u përplasën me fisin Daci. Konflikti mes tyre përfundoi me një ‘luftë të vërtetë’. Mësohet se shkak i përplasjes u bë një konflikt pronësie. Jetmir Keqi dhe Mustafa Daci përfunduan të plagosur. Klodian Keqi u arrestua pak më vonë.
Sondazh
E RËNDË- Ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 29-vjeçarja në Durrës, ishte dhe shtatzënë
Foto ilustruese DURRËS- Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Rreth orës 07:30, ajo është ...
"Pse të paguajnë fëmijët gabimet e mia?"/ Zvicra dëbon familjen shqiptare pas 30 vitesh
Foto ilustruese ZVICËR- Një familje prej gjashtë anëtarësh është detyruar të largohej nga Zvicra në Maqedo...
Mbi 1 kg kokainë e fshehur në bidenë e banjos, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali
Foto ilustruese ITALI-Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi gjatë një kontrolli t&eu...
HARTA LIVE! Vranësira dhe reshje shiu në juglindje, parashikimi i motit për sot!
moti TIRANË- Ditën e sotme në vend sërish do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqëndrueshme në mesdit&...
Në kërkim prej 2017 për lidhjet me ‘Habilajt’/ Bode ishte fshehur për 5 vite në Angli, u arratis nga Muriqani
Sokol Bode TIRANË- Sokol Bode, ish-drejtori i policisë kufitare në Dhërmi prej pesë vitesh fshihej në Angli. Në viitn 20...
PËRGJIMET/ “Vij për 10 minuta”, cili ishte roli i Bodes në grupin e Habilajve, fotoja ku shfaqet krah për krah me vëllezërit
Sokol Bode dhe grupi Habilaj TIRANË- Sokol Bode, ish-drejtuesi i Policisë në Dhërmi që u vu në pranga sot në Berat ka qe...
I dënuar me 12 vite burg si pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet ish-drejtori i policisë Sokol Bode
Sokol Bode BERAT- Sokol Bode, ish-drejtori i Policsë së Dhërmiut, i dënuar me 12 vite burg për trafik të lëndëve na...
Makina “paloset” nga aksidenti në Tiranë, habitën dëshmitarët: Si dolën?
Makina e aksidentuar TIRANË- Një aksident i rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur ditën e ...
U bllokuan në Kanionin e Langaricës, shpëtohen turistët francezë, momenti kur policia i nxjerr nga lumi
Momenti i shpëtimit të turistëve, Përmet PËRMET- Dy turistë francezë që u bllokuan në Kanionin e Langaricë...
Bllokohen dy turistë francezë në kanionin e Langaricës në Përmet
Kanioni i Langaricës PËRMET- Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përm...
