Aktualitet

HARTA LIVE! Vranësira dhe reshje shiu në juglindje, parashikimi i motit për sot!

Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore por me karakter lokal.

12 Gusht 2022, 07:16 Nga d.a.
HARTA LIVE! Vranësira dhe reshje shiu në juglindje, parashikimi i
moti

TIRANË- Ditën e sotme në vend sërish do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqëndrueshme në mesditë. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta e mesatare, të cilat do të marrin zhvillim kryesisht në lindje e juglindje.

Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore por me karakter lokal.

Temperaturat do të luhaten në zona malore 15 deri 29°C, në zona e ulëta 17 deri 35°C dhe  në zona bregdetare 20 deri 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

moti 12 gusht 2022 moti sot

Sondazh

Poll