Bota

Departamenti i Drejtësisë kërkon publikimin e urdhrit të bastisjes në Mar-a-Lago, kryeprokurori: U bëra unë, personalisht

Zoti Garland tha gjithashtu se ai personalisht miratoi urdhrin e kontrollit, i cili ishte pjesë e një hetimi në vazhdim të Departamentit të Drejtësisë për zbulimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë.

11 Gusht 2022, 21:55 Nga F.M
Departamenti i Drejtësisë kërkon publikimin e urdhrit të
Merrick Garland.

SHBA- Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykate të publikojë urdhrin e bastisjes që FBI mori përpara se të kontrollonte pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, tha të enjten Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

Në një konferencë shtypi të planifikuar me ngut nga Departamenti i Drejtësisë, Kryeprokurori Garland përmendi "interesin e konsiderueshëm publik për këtë çështje" si arsye në shpalljen e kërkesës.

Zoti Garland tha gjithashtu se ai personalisht miratoi urdhrin e kontrollit, i cili ishte pjesë e një hetimi në vazhdim të Departamentit të Drejtësisë për zbulimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë të gjetura në shtëpinë e ish presidentit Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida në fillim të këtij viti.

Nuk është menjëherë e qartë nëse dhe kur kërkesa për publikimin e urdhërit të bastisjes, paraqitur në gjykatën federale në Miami, mund të miratohej ose kur mund të publikoheshin dokumentet.

Prokurori njoftoi se ishte ai që aprovoi personalisht vendimin për të kërkuar një urdhër që mundësonte që agjentët federal të FBI të kryenin kontrollin.

“Departamenti nuk e merr me lehtësi një vendim të tillë. Aty ku është e mundur, është praktikë standarde të kërkohen mjete më pak ndërhyrëse si një alternativë ndaj një kërkimi”, tha Garland.

Marrë nga VOA

merrick garland donald trump

Sondazh

Poll