Aktualitet

Kërcënoi me armë një person dhe i çau gomat e makinës, vihet nën hetim 68-vjeçari në Vlorë

Sipas Policisë 68-vjeçari i identifikuar me inicialet Z.M pas një konflikti për arsye banale ka kanosur me çifte një 37-vjeçar të identifikuar me inicialet B.H, si dhe më pas i ka çarë gomat e makinës.

11 Gusht 2022, 17:25 Nga e.k
Kërcënoi me armë një person dhe i çau gomat e
Policia e Vlorës

VLORA- Një 68-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Vlorës pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë një person. 

Sipas Policisë 68-vjeçari i identifikuar me inicialet Z.M pas një konflikti për arsye banale ka kanosur me çifte një 37-vjeçar të identifikuar me inicialet B.H, si dhe më pas i ka çarë gomat e makinës.

NJOFTIMI I POLICISË

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z. M., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri çifte, të cilën e posedonte me leje, shtetasin B. H., 37 vjeç, si dhe i ka dëmtuar me sende të forta gomat e automjetit”, njofton policia.

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll