Aktualitet

U vra me 7 plumba në derën e shtëpisë, Nikola Ikonomi trafikonte drogë. Si u arrestua në 2005 për 1 ton kanabis

7 Gusht 2019, 20:58 Nga DOSJA
U vra me 7 plumba në derën e shtëpisë, Nikola Ikonomi

VLORË– Nikola Ikonomi i njohur ndryshe si Dilaver Tozaj që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme me 7 plumba ka qenë i përfshirë në trafik droge.

Dosja.al mëson se 47-vjeçari, që u ekzekutuar pranë banesës së tij në Resulaj të Selenicës së Vlorës është një nga 4 personat që u arrestuan në vitin 2005 si pjesë e një grupi kriminal.

Mësohet se grupi trafikuan 1145 kilogramë hashash nga Kakavija.

Vlora u trondit mbrëmjen e sotme nga vrasja e 47-vjeçarit. Nikola Ikonomi që njihej në zonën e tij si Dilaver Tozaj u vra me 7 plumba, tre prej të cilëve e prekën në kokë.

Ai u nis drejt spitalit me mjete private, por mbërriti i pajetë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e nikola ikonomit vrasje ne vlore vrasja e nikola ikonomit vrasje ne vlore

Sondazh

Poll