Aktualitet

“Frroku fshehu trafikantin, Avdylajt telefonuan Dakon”, Flamur Vezaj: Si po pengohet policia të arrestojë gangsterët

7 Gusht 2019, 20:34 Nga DOSJA
“Frroku fshehu trafikantin, Avdylajt telefonuan Dakon”, Flamur

TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një ape në lidhje me policinë shqiptare. Në një status në rrjetet sociale, Vezaj shkruan se në Shqipëri nuk ka nevojë për struktura të reja policore por për t’i lënë këto forca ekzistuese që të bëjnë punën e tyre.

Ndër rreshta gazetari shkruan se asnjë efektiv policie nuk ka refuzuar që të arrestoje gangster apo ët fotë, por ka qenë politika e përfshirë me ta që nuk ka lejuar që të lëshohen urdhër arrested he në këtë mënyrë është penguar puna e policisë.

Më tej Vezaj përmend edhe faktin që Avdylajt kanë telefonuar ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjus Dakon pas kontrollit nga FNSH-ja dhe se Mark Froku ka fshheur në makinën e tij të kërkuarin për trafik droge.

Statusi i Flamur Vezajt

Policia duhet mbeshtetur e jo te sajosh njesi te reja!

RENEA, FNSH-ja, Delta, Shqiponja, Njesia e Operacionaleve dhe vezhgimit etj etj! Te gjitha keta e te tjera jane struktura te ngritura ne Policine e Shtetit dhe te investuara prej vitesh ne trajnime! Te gjithe keto jane trajnuar per te parandaluar ngjarje dhe per te bere arrestime te fortesh e gangster por edhe vrases! E kjo tregon se nuk mungojne trupat dhe efektivet per te luftuar te fortet sic u kujtua Rilindja pas gati 6 vitesh ne pushtet te “luftoje” te fortet!! Jam dakord qe disa drejtues policie e efektive jane te inkriminuar e duhet larguar por pjesa me e madhe e tyre dhe sidomos njesit si RENEA e FNSH-ja jane te stervitur per arrestime e operacione te veshtira!

E deri tani nuk kam degjuar ndonjen operacion te ketyre edektiveve te deshtuar qe te ngrihesh e te krijosh apo dublosh njesi te reja ne polici, se i bie qe i gjithe mundi e investimi per keto trupa ka shkuar dem! Mendoj se nuk eshte problemi i strukturave te policise se ata jane, por eshte problemi i politikes se keta jane te lidhur me te fortet dhe gangsteret duke mos lejuar policine te bej detyren!

Jemi deshmitar te shume historive kur politikane e zyrtare te larte (kriminel) marrin policet ne telefon duke kerkuar te lirojne apo te largohen nga vend kontrollet (Avdulajt telefonate Dakos per FNSH-n, M.Frroku ne makine te kerkuarin etj) deri edhe me banalet duke telefonuar policet rrugore per ndonje shkelje ne komunikacion! Nuk ka ndodh ndonjehere qe RENEA apo FNSH-ja te mos zbatoj nje urdher arresti apo vendim gjykate ndaj ketyre te forteve!

Por kane munguar urdherat e arrestit ndaj ketyre ganstereve te ngjizur me politikane te pushtetshem qe kane bere qe edhe policet e ndershem rrogtare te ulin koken dhe te bejne sikur nuk po shohin e degjojne ate cfare ndodh kur perballem me te fortet! Mendoj se nuk ka nevoje per sajime te reja ne polici, por e thjesht fare, mos politizim i policise, mos ngjizja e politikaneve me kriminele, ti ofrohet siguri ne pune e trajtim njerezor te gjithe atyre punonjesve te ndershem te policise e te lihen te lire te bejne detyren e jo te priten ne bese sic ka ndodh shpesh keto vite!

#boll_me_propagande#

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur vezaj mark frroku policia shqiptare vangjush dako flamur vezaj mark frroku policia shqiptare vangjush dako

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2019, 16:43

TIRANË– Pak ditë më parë nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazani pushtoi të gjitha mediat vendase për shkak se u filmua duke dhunuar...