Aktualitet

Krisin armët në Vlorë, ekzekutohet me 7 plumba në derën e shtëpisë Nikola Ikonomi. Në 2005 u arrestua për drogë

7 Gusht 2019, 18:48 Nga DOSJA
Krisin armët në Vlorë, ekzekutohet me 7 plumba në derën

VLORË– Një person ka mbetur i vdekur me shtatë plumba në Selenicë të Vlorës. Dosja.al se viktima është Nikola Ikonomi, 47 vjeç i njohur ndryshe nga banorët e zonës si Dilaver Tozaj.

Mësohet se mbi trupin e 47-vjeçarit janë qëlluar 7 plumba, tre prej të cilëve i ka marrë në kokë nga një armë zjarri tip pistoletë që është shkrepur nga persona ende të paidentifikuar.

Vrasja ndodhi në hyrje të Selenicës në fshatin Resulaj pranë banesës së 47-vjeçarit. Ikonomi është nisur drejt spitalit me mjete private por ka ndërruar jetë rugës. Ai ka mbërritur i pajetë në Spitalin e Vlorës.

Ikonomi njihej nga banorët e zonës si Dilaver Tozaj, por që së fundmi kishte ndërruar identitet dhe në gjendjen civile rezulton i regjistruar me emrin Nikola Ikonomi. Në vitin 2005 Ikonomi rezulton të jetë arrestuar për trafik drogë. Ai ishte pjesë e një grupi kriminal që po trafikonin 1145 kg kanabis nga Kakavija.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje ndërkohë që burime nga policia shprehen se  Ikonomi mund edhe të jetë vetëvrarë.

Priten të zbardhen detaje të reja.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne selenice vritet dylaver tozaj vrasje ne selenice vritet dylaver tozaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2019, 16:43

TIRANË– Pak ditë më parë nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazani pushtoi të gjitha mediat vendase për shkak se u filmua duke dhunuar...