Sport

Dhoma e zhveshjes e pakënaqur me sjelljen, Ronaldo këmbëngul për t’u larguar...

Një pjesë e madhe e lojtarëve të Manchester United besojnë, se gjendja e tensionuar e portugezit me klubin, e dëmton skuadrën dhe mendojnë se gjëja më e mirë do të ishte gjetja e një rrugëdaljeje për të.

10 Gusht 2022, 14:27 Nga DOSJA

Dhoma e zhveshjes e pakënaqur me sjelljen, Ronaldo këmbëngul

ANGLI - Cristiano Ronaldo donte të largohej nga Manchester United këtë verë për të kërkuar një skuadër që do të luante në Champions League, por në fund asgjë nuk u materializua. Kësisoj sulmuesi portugez nuk ka pasur zgjidhje tjetër, veçse të vazhdojë në ‘Old Trafford’. Por kjo nuk u pëlqeu të gjithëve. Përveç vetë Ronaldos, të tensionuar janë edhe lojtarë të tjerë.

Sipas ‘The Sun’, një pjesë e rëndësishme e skuadrës beson se situata e keqe e portugezit me klubin e dëmton skuadrën, sepse lojtari shihet me një qëndrim joprofesional. 'The Sun' citon një burim të United: "Kjo në të vërtetë ka filluar të shqetësojë shumë lojtarë. Ai ka aleatët e tij në dhomat e zhveshjes, por shumë janë të ngopur dhe të pakënaqur me mënyrën se si ai po i bën gjërat".

Cristiano Ronaldo e kuptoi, se klubi do të respektonte vendimin e tij për t’u larguar, nëse skuadra nuk arrinte objektivat e kualifikimit për të luajtur në Champions League, por drejtuesit refuzon ta shesin atë dhe se Ronaldo e acaroi situatën nga që nuk mori pjesë në turneun parasezonal, duke pretenduar 'arsye familjare'.

Më vonë, ai luajti gjysmën e parë të miqësores kundër Rayo Vallecano, por u largua para fundit, gjë që shkaktoi zemërimin e trajnerit holandez, Erik Ten Hag, i cili e la atë në stol në debutimin e sezonit kundër Brighton, paçka se United humbi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll