Sport

“Ne investojmë shumë për të ndërtuar klube, por fuqia duket i përket agjentëve.” Presidenti i Leeds 'kërcënon' Barcelonën

Andrea Radrizzani, presidenti i klubit anglez të Leeds, kërcënon me “probleme globale” nëse Barcelona nuk paguan Raphinhan.

10 Gusht 2022, 11:38 Nga DOSJA
“Ne investojmë shumë për të ndërtuar klube, por
Andrea Radrizzani, presidenti i Leeds

ANGLI - Leeds është serioz. Ose të paktën kështu dëshmon presidenti i saj, Andrea Radrizzani, në një intervistë për ‘The Athletic’ dhe në të cilën nuk ka hezituar të hedhë disa shigjeta. Për të nuk ka rëndësi nëse është Deco, agjenti i Raphinhas apo vetë FC Barcelona. Përveç kësaj, ai ka folur edhe për mënyrën sesi u zhvilluan negociatat me Chelsean, klubi që praktikisht e kishte mbyllur brazilianin para se gjithçka të kthehej te Barcelona.

Inkorporimi i Raphinhas te Barça ishte një dhimbje koke. Dhe kjo se Leeds kishte një marrëveshje paraprake me Chelsean. “Për mua, marrëveshja me Chelsean ka përfunduar dhe kur kam një marrëveshje, fjala ime është fjala ime. U ndjeva në siklet të telefonoja Todd Boehly-n, pronarin e Chelsea-t, dhe t'i tregoja se lojtari kishte ndryshuar mendje.”  Presidenti shpjegon, se dëshira e lojtarit për të luajtur te Barcelona dhe ato që ai i përcakton si “ndikimet e Barcelonës”, përfunduan me ndryshimin e destinacionit të kontratës.

Këto deklarata iu drejtuan edhe Decos, agjentit të tij. Radrizzani shprehet se: “Kjo është një dëshmi e mëtejshme e fuqisë që kanë lojtarët dhe agjentët e tyre në biznes, që për mua është një ekzagjerim. Ne investojmë shumë për të ndërtuar klube. Ne investojmë qindra milionë, por e gjithë fuqia duket se i përket agjentëve dhe përfaqësuesve të këtyre lojtarëve”,- shtoi presidenti i Leeds.

E gjithë kjo breshëri deklaratash bëri që të flitet për situatën e njohur të Barcelonës. Te Leeds ata ishin të qartë që në momentin e parë kur u aranzhua nënshkrimi. Radrizzani shpjegon se ka një klauzolë të qartë që do ta penalizonte Barçën nëse do të kishte mospagesa nga klubi i Laportës.  Leeds ka caktuar pagesën e transfertës për Raphinhan më 2 shtator dhe megjithëse nga drejtuesit e klubit anglez shpresojnë ta marrin pa problem, Radrizzani paralajmëron: “Është qesharake të mendosh se mund të ndodhë diçka e tillë, por nëse nuk paguhet, do të kemi një rast të natyrës globale me Barcelonën”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll