Bota

Studiuesit janë një hap më pranë vaksinës për sëmundjen Lyme

Pfizer njoftoi se po fillon një provë klinike të fazës 3 për vaksinën e saj të sëmundjes Lyme, e njohur si VLA15. Studimi do të përfshijë mbi 6000 pjesëmarrës nga 50 vende në mbarë botën, duke përfshirë SHBA-në.

10 Gusht 2022, 11:07 Nga k.m.
Studiuesit janë një hap më pranë vaksinës për
Sëmundja Lyme

SHBA- Studiuesit janë një hap më afër zhvillimit të një vaksine për sëmundjen Lyme, e cila prek gati gjysmë milioni njerëz çdo vit në SHBA. Pfizer njoftoi se po fillon një provë klinike të fazës 3 për vaksinën e saj të sëmundjes Lyme, e njohur si VLA15. Studimi do të përfshijë mbi 6000 pjesëmarrës nga 50 vende në mbarë botën, duke përfshirë SHBA-në.

Sëmundja Lyme, sëmundja më e zakonshme e transmetuar nga vektorët në SHBA, është një sëmundje infektive e transmetuar nga rriqnat që, nëse nuk trajtohet, mund të prekë nyjet, zemrën dhe sistemin nervor.⁠

Nga kjo sëmundje vuan edhe këngëtari i njohur, Justin Bieber, i cili u pickua nga insektet që bartin bakterin në fund të verës së 2019- ës. Në një formë më të avancuar, pasojat arrijnë deri në humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë të lartë si dhe probleme me zemrën. Deri më tani këngëtari ka përjetuar paralizë të fytyrës që e ka ekspozuar edhe në rrjetet e tij sociale. 

lyme

Sondazh

Poll