Bota

Të paktën 12 persona u vranë në Ukrainë gjatë natës

Reznichenko tha se është shumë e vështirë të nxirren trupat nga nën rrënoja. Ai u bën thirrje njerëzve të kërkojnë strehim.

10 Gusht 2022, 09:42 Nga d.a.
Të paktën 12 persona u vranë në Ukrainë gjatë
Ukraine

UKRAINË- Granatimet kanë lënë të paktën 12 të vdekur gjatë natës në Ukrainë, raportojnë zyrtarët. Në kanalet e tij të mediave sociale, Guvernatori i Dnipropetrovsk Valentyn Reznichenko tha se 11 njerëz vdiqën në rajonin e tij, në qytetin e Nikopolit, pas bombardimeve të rënda nga Rusia.

Reznichenko tha se është shumë e vështirë të nxirren trupat nga nën rrënoja. Ai u bën thirrje njerëzve të kërkojnë strehim.

Ndërkohë në Zaporizhzhia, shtëpia e centralit bërthamor më të madh në Evropë, një person është vrarë.

valentyn reznichenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll