Bota

Balena beluga nxirret nga lumi Seine në Francë, MOMENTI i shpëtimit nga polumbarët (VD)

Balena beluga e bllokuar në lumin Seine në Francën veriore mendohet se është dërguar në ujë nga një rrjedhë e fuqishme uji, kjo edhe "falë" peshës së saj të vogël.

10 Gusht 2022, 10:22 Nga k.m.

Balena beluga nxirret nga lumi Seine në Francë, MOMENTI i

FRANCË- Pas gati gjashtë orësh punë, 800 kg u ngrit nga lumi me vinç dhe u vendos në një maune për t'u hedhur më pas në det. Balena beluga e bllokuar në lumin Seine në Francën veriore mendohet se është dërguar në ujë nga një rrjedhë e fuqishme uji, kjo edhe "falë" peshës së saj të vogël.

"Beluga, një specie e mbrojtur që zakonisht gjendet në ujërat e ftohta të Arktikut do të vendoset në një kamion frigorifer dhe do të transportohet në bregdet,"- tha Isabelle Dorliat-Pouzet, sekretarja e përgjithshme e prefekturës Eure, përpara operacionit të shpëtimit.

Balena katër metra e gjatë u bllokua në Paris dhe shëndeti i saj u përkeqësua pasi nuk pranonte as të hante atë që i ofrohej, ndërsa ekspertët i hidhnin vitamina për ta mbajtur gjallë. Duke qenë se ajo është e dobësuar dhe e stresuar do të mbahet nën vëshgim për disa ditë. Një pellg me ujë deti është hedhur në një bravë në portin e Kanalit të Ouistreham dhe beluga do të kalojë tre ditë atje nën vëzhgim. Pastaj do lirohet.

balena beluga franc

Sondazh

Poll