Bota

Elon Musk shet 6.9 mld $ aksione të Tesla-s, do i përdorë në gjyqin me Twitter-n

CEO i Tesla u tërhoq nga një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter në korrik, por kompania ka nisur një proces gjyqësor duke kërkuar që ai të përfundojë marrëveshjen. Gjyqi do zhvillohet në Delaware në tetor.

10 Gusht 2022, 10:13 Nga k.m.
Elon Musk shet 6.9 mld $ aksione të Tesla-s, do i përdorë në
Elon Musk

SHBA- Elon Musk ka shitur 6.9 miliardë dollarë aksione të kompanisë "Tesla" pasi pranoi se mund t'i nevojiten fondet nëse humbet një betejë ligjore me Twitter dhe detyrohet të blejë platformën e mediave sociale. CEO i Tesla u tërhoq nga një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter në korrik, por kompania ka nisur një proces gjyqësor duke kërkuar që ai të përfundojë marrëveshjen. Gjyqi do zhvillohet në Delaware në tetor.

Musk ka dhënë më shumë se 30 miliardë dollarë nga paratë e tij për financimin e marrëveshjes. Por tani Musk, personi më i pasur në botë, shiti 8.5 miliardë dollarë aksione të Tesla-s në prill dhe atë kohë tha se nuk kishte planifikuar shitje të mëtejshme. 

Javën e kaluar Musk nisi një kundërpadi kundër Twitter, duke e akuzuar platformën për gabime të qëllimshme të numrit të llogarive në platformë. Twitter ka deklaruar vazhdimisht se numri i llogarive "spam" në shërbimin e tyre janë më pak se 5% e bazës së përdoruesve, që në total janë pak më pak se 238 milionë. 

Ndaj dhe Musk shiti rreth 6.92 milionë aksione Tesla midis 5 dhe 9 gushtit. Ai tani zotëron 155 milionë aksione Tesla ose pak më pak se 15% të prodhuesit të makinave elektrike. Shitjet e fundit do i sjellin të ardhura në rreth 32 miliardë dollarë më pak në vit. Megjithatë, Musk mbetet lehtësisht përpara Jeff Bezos si njeriu më i pasur në botë, pasi ky i fundit me një pasuri prej 250 miliardë dollarësh.

Aksionet e Tesla-s janë rritur gati 15% që kur prodhuesi i automjeteve raportoi fitime më të mira se sa pritej më 20 korrik, i ndihmuar gjithashtu nga projektligji i klimës i administratës Biden që, nëse miratohej, do të hiqte kufirin në kreditimin e taksave për automjetet elektrike. Musk gjithashtu paralajmëroi të martën se ai mund të hapte platformën e tij të mediave sociale. Kur u pyet nga një përdorues i Twitter-it nëse kishte menduar të krijonte platformën e tij nëse marrëveshja nuk mbyllej, ai u përgjigj: "X.com"./TheGuardian

elon musk twitter

Sondazh

Poll