Bota

VIDEO- Steven Seagal shkon në kampin e burgut rus, takohet me ukrainasit

10 Gusht 2022, 09:34 Nga k.m.
VIDEO- Steven Seagal shkon në kampin e burgut rus, takohet me ukrainasit
Steven Seagal

UKRAINË- Steven Seagal vizitoi një kamp burgu në Olenivka, Ukrainë, një burg i kontrolluar nga Rusia që strehon qindra të burgosur ukrainas, disa ditë pas një shpërthimi që vrau të paktën 50 njerëz. Aktori amerikan dhe miku i Vladimir Putin u fotografua duke qëndruar brenda dhomës së burgut duke folur me të burgosurit ukrainas.

Aktori 70-vjeçar u ndalua të hynte në Ukrainë për 5 vjet në vitin 2017, pasi një vit më parë presidenti rus dhe miku personal i kishin dhënë nënshtetësinë dhe i kishin dorëzuar personalisht pasaportën ruse, e gjitha pasi ai mbështeti hapur aneksimin e Krimesë nga Rusia. Seagal e ka quajtur Putinin "një nga udhëheqësit më të mëdhenj botërorë".

Aktori amerikan i shërben Ministrisë së Jashtme ruse si “përfaqësues special” që nga viti 2018 dhe është shtetas i Rusisë, SHBA-së dhe Serbisë. Të dy Seagal dhe Putin janë të apasionuar pas arteve marciale - aktori amerikan ka një 7-dan në aikido, ndërsa Putin ka një rrip të zi në xhudo.

steven seagal

Sondazh

Poll