Bota

Arrestohet një burrë me 27 kg heroinë në Prishtinë, Policia i sekuestron makinën dhe disa dinarë

Sipas njoftimit të policisë, gjatë ndalimit atij i është sekuestruar edhe një makinë me targa të Kosovës, 60 euro dhe 320 dinarë serb.

10 Gusht 2022, 09:29 Nga d.a.
Arrestohet një burrë me 27 kg heroinë në Prishtinë,
Policia e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka vënë në pranga në Mramor të Prishtinës një burrë pasi në makinën e të cilit kanë gjetur dhe sekuestruar 27 kg e 600 gramësh. 

Sipas njoftimit të policisë, gjatë ndalimit atij i është sekuestruar edhe një makinë me targa të Kosovës, 60 euro dhe 320 dinarë serb.

Fsh. Mramor, Prishtinë (NN) 09.08.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që në veturën e ti janë gjetur dhe sekuestruar 27 kg e 600 gram substancë,  dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, po ashtu është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 € dhe 320 dinar (para të Serbisë)”, njofton Policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të  cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

policia e kosoves

Sondazh

Poll