Aktualitet

VIDEO/ U tha se është në gjendje të rëndë shëndetësore, Luigj Marku: Jam si kokrra e mollës

Në një video të shpërndarë në TikTok, Marku shprehet se është shëndoshë e mirë dhe ndodhet në shtëpi. Ai ka akuzuar dhe njëherë Pavlin Gjokën që sipas tij shpërndan informnacione të rreme për të.

9 Gusht 2022, 19:57 Nga e.k
VIDEO/ U tha se është në gjendje të rëndë
Luigj Marku

TIRANË- Luigj Marku ka reaguar për herë të parë pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale se ai ishte dhunuar barbarisht nga disa persoana teksa ishte në një video-live në TikTok.

Në një video të shpërndarë në TikTok, Marku shprehet se është shëndoshë e mirë dhe ndodhet në shtëpi. Ai ka akuzuar dhe njëherë Pavlin Gjokën që sipas tij shpërndan informnacione të rreme për të.

"A thoshte se Luigj Marku është në gjendje kome ku ndërkohë unë isha në shtëpi duke pirë birrëme.. (thotë emrin e një personi)", tha Marku gjatë bisedës në TikTok.


Luigj Marku, një ekstremist nga Lezha u dhunua nga disa persona teksa ishte në një video live në Tik Tok. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë gisht në dhunimin e Markut. Një prej tyre është identifikuar si Fitim Gashi dhe është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen. Luigj Marku është bërë i njohur në rrjetet sociale për shkak se ofendon dhe kërcënon gjatë gjithë kohës muslimanët.

luigj marku

Sondazh

Poll