Aktualitet

Rrezikuan të mbyteshin në Spille, shpëtohet çifti nga Tropoja me fëmijën 4 vjeç, vrojtuesi i pa me dylbi

Ata kanë hasur vështirësi për shkak të dallgëve të mëdha që janë krijuar në det dhe kanë rrezikuar të mbyten.

9 Gusht 2022, 16:54 Nga F.M
Rrezikuan të mbyteshin në Spille, shpëtohet çifti nga
Momenti i shpëtimit të çiftit nga Tropoja

SPILLE- Një çift me fëmijë janë shpëtuar pasi rrezikuan të mbyteshin në det. Dyshja ishin futur bashkë me fëmijën e tyre që të laheshin në det, në plazhin e Spiellesë, por nuk kanë mundur që të dalin nga uji. Ata kanë hasur vështirësi për shkak të dallgëve të mëdha që janë krijuar në det dhe kanë rrezikuar të mbyten. Për këtë arsye, autoritetet u kanë ardhur në ndihmë e bashkë me pushuesit i kanë shpëtuar. 

Vrojtuesi Rodrik Martiri e ka parë me dylbi që çifti po bënte me duar për të kërkuar ndihmë dhe ka vrapuar me gjithë kolegun tjetër Festim Sula që t’i shkojnë në ndihmë çiftit. Ata kanë nxjerrë dyshen nga Tropoja bashkë me fëmijën e tyre 4 vjeç në breg me ndihmën e një varke të vogël. 

spille

Sondazh

Poll