Aktualitet

Shkrumbohen totalisht 2 banesa në Gramsh, dyshohet për shkëndijë elektrike

Sipas informacioneve paraprake zjarri dyshohet se është shkatuar nga një shkëndijë elektrike në njërën nga banesat ku për pasojë të dyja janë shkrumbuar.

9 Gusht 2022, 07:57 Nga d.a.
Shkrumbohen totalisht 2 banesa në Gramsh, dyshohet për
Foto ilustruese

GRAMSH- Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët gjatë orës 3 të mëngjesit në fshatin Kabash në njësinë administrative të Poroçanit të qytetit të Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake zjarri dyshohet se është shkatuar nga një shkëndijë elektrike në njërën nga banesat ku për pasojë të dyja janë shkrumbuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve por era e fortë e ka bërë të pamundur shpëtimin e banesave edhe pse është arritur neutralizimi i flakëve dhe shuarja e zjarrit. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

zjarr ne gramsh digjen 2 banesa ne gramsh

Sondazh

Poll