Aktualitet

Vrasja në Maliq, policia nxjerr njoftimin zyrtar: Sotiri mbërriti me shenja jete në spital

Ai ka mbërritur me shenja jete në spital, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

8 Gusht 2022, 22:57 Nga F.M
Vrasja në Maliq, policia nxjerr njoftimin zyrtar: Sotiri mbërriti me
Foto Ilustruese

MALIQ- Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Maliq këtë mbrëmje, Në njoftim bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:40 në fshatin Rëmbec. Nesti Sotiri është qëlluar me thikë nga Velo Hazisllari pasi një konflikti që kanë pasur dy fqinjët. Ai ka mbërritur me shenja jete në spital, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

"Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale", njofton Policia. 

nesti sotiri velo hazisllari vrasje ne maliq vritet nesti sotiri

Sondazh

Poll