Art&Argëtim

“Me tjetrën të bëjë çfarë të dojë”/Beatrix i thotë të gjitha për Donaldin dhe Borën: Kur t'i bëj dedikimet...

Ndërsa për satusin e saj Trixa ka zbuluar se aktualisht është 'single' 

8 Gusht 2022, 14:34 Nga d.k.

“Me tjetrën të bëjë çfarë të

KOSOVË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj i është rikthyer dhe një herë raportit të saj me Donaldin dhe Bora Zemanin duke sqaruar se tekstet e këngëve që ka publikuar, të cilat i përshtaten historisë së saj me aktorin.

E ftuar në 'Prive', Trixa është shprehur se nuk ka shkruar asnjë këngë dedikim pasi tekstet e këngëve që ka publikuar i ka pasur të shkruar më parë. Ajo shton më tej se në momentin që gjërat kanë shkuar keq me Donaldin e ka parë të arsyeshme që ti publikoj pasi dhe i përshtateshin historisë së saj me aktorin.

Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej,”- tha ajo në Prive.

Më tej, këngëtarja është përballur me një pyetje 'me spec'.

Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”.

Beatrix nuk ka ngurruar që të japë një përgjigje duke u shprehur se nuk bën që një person të jetë me të dhe të mendoj dikë tjetër. 

"Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë.”-deklaroi Beatrix.

beatrix ramosaj

Sondazh

Poll