Art&Argëtim

I buzëqeshur dhe i relaksuar, Kurti publikon videon e atmosferës në "Sunny Hill"

Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e qeverisë së Kosovës ka publikuar një foto të Kurtit nga zona VIP duke filmuar atmosferën në festival.

8 Gusht 2022, 07:52 Nga d.a.
I buzëqeshur dhe i relaksuar, Kurti publikon videon e atmosferës
Kurti


KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, jashtë "kostumit zyrtar" ka qenë prezent në natën e fundit të festivalit Sunny Hill që u mbajt në Prishtinë në Pakrun e Gërmisë.

Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e qeverisë së Kosovës ka publikuar një foto të Kurtit nga zona VIP duke filmuar atmosferën në festival.

“Video nga telefoni i Kryeministrit në natën përmbyllëse të Sunny Hill Festival”, thuhet në postimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.

Këtë video Kurti e ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram.

Në Prishtinë është mbajtur festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” i organizuar nga Dukagjin Lipa, babai i yllit me famë botërore Dua Lipa, e cila hapi dhe natën e parë të festivalit. Përveç Lipës në festival performuan këngëtarë të njohur botëror si J Balvin, Mahmood si dhe artistë të shumtë shqiptarë.

albin kurti sunny hill ne prishtine

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Gusht 2022, 14:54 k.m.

FOTO/ Angela Martini përfundon në spital

Angela Martini SHBA- Modelja Angela Martini ka shqetësuar fansat me postimin që ka bërë së fundmi. Ajo ka postuar një ...