Art&Argëtim

" Rritja e djemve adoleshentë nuk është kurrë e lehtë", Spears i përgjigjet akuzave të ish-bashkëshortit

Britney, e cila u martua me Sam Asghari në qershor, u përgjigj në Instagram ku tha se ndjehet e trishtuar që ishbashkëshorti ka vendosur të flasë publikisht për situatën e tyre familjare.

8 Gusht 2022, 14:45 Nga d.a.
" Rritja e djemve adoleshentë nuk është kurrë e
Federline dhe Spears

SHBA- Ylli i popit Britney Spears ka thyer heshtjen e saj në lidhje me pretendimet bombë të ish-it të saj Kevin Federline për fëmijët e tyre.

Sipas Enews, Britney, e cila u martua me Sam Asghari në qershor, u përgjigj në Instagram ku tha se ndjehet e trishtuar që ishbashkëshorti ka vendosur të flasë publikisht për situatën e tyre familjare.

"Trishtohem kur dëgjoj se ish-burri im ka vendosur të diskutojë marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi. Siç e dimë të gjithë, rritja e djemve adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd. Më shqetëson fakti që arsyeja bazohet në Instagramin tim,”-shkroi Britney.

Duke folur për ITV News në një intervistë televizive që do të jepet së shpejti, ish-bashkëshorti i këngëtares Kevin Federline tha se djemtë e tyre Sean Preston Federline, 16 vjeç dhe Jayden James Federline, 15 vjeç, "kanë vendosur të mos e shohin nënën e tyre". 

“Ka disa muaj që nuk e kanë parë. Ata morën vendimin që të mos shkonin në dasmën e saj”.-tha Federline.

Kevin tha gjithashtu në intervistë se ai bëhej gjithnjë e më i pakëndshëm me atë që Sean dhe Jayden dyshohet se i besuan atij që kishin parë gjatë vizitave të tyre në vitet e fundit. Pa dhënë detaje, ai shtoi se kishte shumë gjëra që po ndodhnin me të cilat nuk ndiheshe rehat. Ai tha gjithashtu se djemtë bënë zgjedhjen e tyre për të mos parë Britney në vazhdën e aktivitetit të saj në Instagram.

Në intervistën për ITV, Kevin vuri në dukje gjithashtu se si Britney e ka kritikuar publikisht atë në Instagram, si dhe anëtarët e familjes së saj mes një grindjeje të gjatë që rrjedh nga kujdestaria e saj 13-vjeçar, i cili u ndërpre nëntorin e kaluar.

Djemtë jetojnë me babanë e tyre, gruan e tij Victoria Prince dhe dy vajzat e çiftit. Në vitin 2018, Kevin dhe Britney rregulluan marrëveshjet e tyre të kujdestarisë, duke i dhënë atij kujdestarinë e djemve të tyre 70 për qind të kohës, nga 50 për qind. 

britney spears sam asghari kevin federline 

Sondazh

Poll