Art&Argëtim

INTERVISTA- Menaxheri i hotelit "X" ekspozon 'pisllëqet' e të pasurve: Gjej njolla edhe në tavan

Në një intervistë për "VICE", ai ka treguar se çfarë ka mësuar ndër vite.

8 Gusht 2022, 12:17 Nga k.m.
INTERVISTA- Menaxheri i hotelit "X" ekspozon
Menaxheri i hotelit

SHBA- Duke ruajtur anonimitetin dhe duke mbuluar çdo tipar të fytyrës, menaxheri i një hoteli ka zbuluar shumë për klientët e tij. Ne mund të mos e dimë se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura, por një menaxher hoteli, jo vetëm e di, por "pastron" gjithçka që lihet pas dhe sigurohet që të mos flasë me askënd. Në një intervistë për "VICE", ai ka treguar se çfarë ka mësuar ndër vite.

“Industria e hotelerisë është një eksperiencë e egër që të ndihmon të kuptosh se sa të varfër janë të pasurit. Unë kam parë anën më të errët të njerëzimit: vetëvrasjet, vrasjet, abuzimet e bashkëshortëve, trafikimin e qenieve njerëzore... Nuk kalohet aq lehtë,”-tregoi ai.

Por nuk u ndal me aq. Menaxheri tregoi edhe episodin më të çmendur që kishte kaluar gjatë historikut të tij të punës, që e kishte shokuar. 

"Një fundjavë, një grup klientësh të pasur – rreth 60 persona – morën me qira të gjithë hotelin për 300,000 euro. E dini pse? Bënë… orgji. Por kur ata u larguan, u trondita se çfarë pashë në dhomë. Feçe, gjak, spermë... Madje gjetëm njolla edhe në tavan dhe pyetëm veten se si ia dolën që ta bënin një gjë të tillë. Këto nuk janë sjellje njerëzore. E ta mendosh që kjo nuk është më e keqja që kam përjetuar. Sa më i lartë çmimi, aq më e zakonshme është të trajtohesh sikur je më pak njerëzor se ata,"-tha ai.

Ndërsa tha se njerëzit që flinin në hotelin e tij ishin yje të njohur të popit, oligarkët rusë, sportistë, pra të gjithë ata që e përballojnë një avion privat dhe një ekip sigurie që nuk i lë për asnjë sekondë vetëm. 

vice

Sondazh

Poll