Art&Argëtim

Willow Smith thyen heshtjen, komenton për herë të parë incidentin e “Oscars”: Nuk ndikoi tek unë

Në korrik, Smith theu heshtjen e tij në një video në YouTube , duke i kërkuar falje Rock-ut dhe duke shprehur "pendimin" e tij.

8 Gusht 2022, 12:35 Nga e.k
Willow Smith thyen heshtjen, komenton për herë të parë
Will Smith me bashkëshorten dhe vajzën e tij

SHBA- Për herë të parë që nga incidenti, Willow Smith foli publikisht për shuplakën e babait të saj Will Smith në Oscar në një intervistë me Taylor Mims të Billboard.

“Unë e shoh gjithë familjen time si njerëz. Unë i dua dhe i pranoj në njerëzimin e tyre. Për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, njerëzimi ynë ndonjëherë nuk pranohet dhe ne detyrohemi të veprojmë në një mënyrë jo të shëndetshme dhe të ndershme”, tha ajo.

"Shuplaka, e cila menjëherë goditi mediat sociale, nuk ndikoi në procesin tim krijues" , tha ajo për Billboard.

Në korrik, Smith theu heshtjen e tij në një video në YouTube , duke i kërkuar falje Rock-ut dhe duke shprehur "pendimin" e tij. 

Gjatë ceremonisë së Oscars 2022, Smith goditi me shuplakë komedianin dhe prezantuesin e Academy Awards Chris Rock pasi ai bwri njw shaka nw lidhje me alopecinë e gruas Jada Pinkett Smith. 

oscars 2022 will smith willow smith

Sondazh

Poll