Aktualitet

Aksion në Vlorë, kapen 600 kg kanabis, Policia i kapi sa shkëmbyen "mallin"

Megjithatë deri më tani dihet se operacioni është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në vendin e quajtur Gjiri i Arushës, ku tre skafet janë pikasur nga helikopteri i Guardia di Finanza që po patrullonte në zonë.

8 Gusht 2022, 12:28 Nga k.m.

Aksion në Vlorë, kapen 600 kg kanabis, Policia i kapi sa

VLORË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar mes Guardia di Finanza dhe Policisë së Vlorës, e si rezultat janë kapur 600kg kanabis dhe në pranga kanë përfunduar 3 persona. Por ende nuk janë bërë me dije identitetet e tyre pasi nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me aksionin që u zhvillua në det. 

Megjithatë deri më tani dihet se operacioni është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në vendin e quajtur Gjiri i Arushës, ku tre skafet janë pikasur nga helikopteri i Guardia di Finanza që po patrullonte në zonë.

Pasi helikopteri ka dhënë sinjalin, në det kanë shkuar për të ndaluar skafistët Policia e Vlorës dhe forcat e GdF-së italiane, duke vendosur në pranga tre skafistët. Madje pikërisht në momentin kur po shkëmbenin mallin. Ata kanë lëvizuar me një skaf dhe e kanë ngarkuar kanabisin në një velierë, e cila po i priste në det.

*lajmi po përditësohet me të dhënat më të fundit nga aksioni që ende po vijon...

policia e vlores aksioni me 600 kg kanabis

Sondazh

Poll