Aktualitet

VIDEO/ Zjarr në Nikël, digjet qëllimisht sipërfaqja me pemë, flakët u afrohen banesave

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit e Krujës dhe ata të Kamzës.

7 Gusht 2022, 21:45 Nga F.M
VIDEO/ Zjarr në Nikël, digjet qëllimisht sipërfaqja me
Zjarri në Nikël

KRUJË- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Nikël të Krujës. Konkretisht në lagjen Zezë bëhet me dije se qëllimisht i është vënë flaka një sipërfaqeje me shkurre. Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur dhe po rrezikohen banesat në zonën pranë. 


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit e Krujës dhe ata të Kamzës. Ata po luftojnë me flakët, ndërkohë që kanë nisur edhe hetimet. Pritet që të zbardhen detaje në lidhje me personat që i kanë vënë flakën zonës në lagjen Zezë. 

kruje zjarr ne nikel

Sondazh

Poll