Bota

Shqiptares i vjedhin çantën me telefonin e qindra euro në Sunny Hill

Ajo ka deklaruar se nuk ka dyshime te askush pasi ka qenë në mes të turmës dhe se e ka të vështirë të dijë se kush mund t'ia ketë marrë.

8 Gusht 2022, 00:00 Nga F.M
Shqiptares i vjedhin çantën me telefonin e qindra euro në Sunny
Sunny Hill

KOSOVË- Një 29-vjeçare ka denoncuar se teksa shijonte festivalin Sunny Hill që po mbahet në Kosovë e kanë grabitur. Gazeta Sinjali shkruan se shqiptarja ka denoncuar në polici se i kanë marrë çantën brenda të cilës ka pasur celularin, pasaportën dhe qindra euro.

Ajo ka deklaruar se nuk ka dyshime te askush pasi ka qenë në mes të turmës dhe se e ka të vështirë të dijë se kush mund t'ia ketë marrë. Policia e Kosovës e ka regjistruar rastin si “vjedhje” dhe ka nisur hetimet.

sunny hill grabitje ne sunny hill

Sondazh

Poll