Bota

Policia konfirmon arrestimin e Shemit të ‘Ilirëve’: U ngjit në skenën e Sunny Hill

Këngëtari raportohet se është lënë në detyrim paraqitje.

7 Gusht 2022, 23:21 Nga F.M
Policia konfirmon arrestimin e Shemit të ‘Ilirëve’: U
Festivali

KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar se e ka arrestuar këngëtarin, Shemsi Krasniqi pasi theu rregullat e festivalit ‘Sunny Hill’ që po mbahet në Prishtinë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Krasniqi është ngjitur në skenë pa leje dhe për këtë arsye janë lajmëruar autoritetet. Këngëtari raportohet se është lënë në detyrim paraqitje.

“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shemsiu, i njohur si Shemi i grupit “Ilirët” deklaroi pak orë më parë se babai i Dua Lipës, Dukagjini kishte urdhëruar arrestimin e tij me qëllim që të mos këndojë këngën për Adem Jasharin. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksonte se kishte kërkuar që të këndonte këngën për komandantin legjendar por që, sipas tij, Lipa i kishte thënë se nuk do ta linte që të performonte.

shemsi krasniqi sunny hill

Sondazh

Poll