Bota

Lufta në Gaza, Egjipti ndërmjetëson armëpushimin mes Izraelit dhe Palestinës

Aljazeera shkruan se zyra e kryeministrit tha në një deklaratë se mund të konfirmojë se një armëpushim do të hyjë në fuqi sonte në orën 23:30.

7 Gusht 2022, 22:43 Nga I.A
Lufta në Gaza, Egjipti ndërmjetëson armëpushimin mes
Gaza

GAZA- Zyra e kryeministrit izraelit Yair Lapid konfirmoi se një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti që i jep fund konfliktit treditor me grupin e armatosur të Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës do të hyjë në fuqi të dielën mbrëma. Aljazeera shkruan se zyra e kryeministrit tha në një deklaratë se mund të konfirmojë se një armëpushim do të hyjë në fuqi sonte në orën 23:30.

"Shteti i Izraelit falënderon Egjiptin për përpjekjet e tij. Nëse shkelet armëpushimi, shteti i Izraelit ruan të drejtën për t'u përgjigjur fuqishëm," thuhet në njoftim.

"Ne vlerësojmë përpjekjet egjiptiane që ishin ushtruar për t'i dhënë fund agresionit izraelit kundër popullit tonë," tha zëdhënësi i Xhihadit Islamik, Tareq Selmi.

41 persona kanë vdekur dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur gjatë këtyre sulmeve. Luftimet, filluan të premten me vrasjen nga Izraeli të një komandanti të lartë të Xhihadit Islamik Palestinez, po i afrojnë palët më pranë një lufte gjithëpërfshirëse.

yair lapid izraeli sulmon gazen

Sondazh

Poll