Bota

Greqia vetëshpallet kampione turizmi për 2022, korr plot 15 mld euro, Santorini dhe Naxos më të preferuarit

Më së shumti turistët mësohet të jenë nga Franca, Italia, Britania e madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

7 Gusht 2022, 22:08 Nga F.M
Greqia vetëshpallet kampione turizmi për 2022, korr plot 15 mld euro,
Të dhënat për sezonin 2002, Greqi

GREQI- Greqia ka shpallur fitoren pas pandemisë! Turizmi është përmirësuar ndjeshëm dhe për vitin 2022, vetëm për sezonin veror, vendi ynë fqinj pret që të korrë 15 miliardë euro që në 'shqip' përkthehen mbi 17.4 trilionë lekë. Greek Gateway, faqja zyrtare që raporton zhvillimet mbi turizmin në Greqi bën me dije se verën e vitit 2022, vendi ka qenë totalisht i rezervuar.

Më së shumti turistët mësohet të jenë nga Franca, Italia, Britania e madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta turistë kanë rezervuar për të kaluar muajt e nxehtë të verës si korriku dhe gushtit, por edhe një pjesë të shtatorit në Greqi.

Santorini dhe Naxos duket se kanë qenë dy vendet më të preferuara, pasi sipas të dhënave të publikuara, strukturat akomoduese janë shfrytëzuar 100%. Pas tyre renditen Mykonos, Skiathos dhe Lesbos, si tre ishujt që kanë parë një rritje të konsiderueshme. Ndërsa krahasuar me një vit më parë, Greqia ka parë 94% rritje në fushën e turizmit. 

turizmi ne greqi greqi

Sondazh

Poll