Bota

4 myslimanë të vrarë në 9 muaj në New Mexico, Biden: Këto sulme nuk kanë vend në SHBA

CBS News shkruan se shefi i policisë së Albuquerque, Harold Medina, u tha gazetarëve se njëdjalë i ri që është pjesë e komunitetit mysliman u vra të premten.

7 Gusht 2022, 20:50 Nga I.A
4 myslimanë të vrarë në 9 muaj në New Mexico,
Myslimanet e vrare

SHBA- Një tjetër burrë mysliman në shtetin amerikan të New Mexico u vra dhe autoritetet thanë të shtunën se po punojnë për të përcaktuar nëse vrasjet e katër burrave myslimanë në nëntë muajt e fundit janë të lidhura. CBS News shkruan se shefi i policisë së Albuquerque, Harold Medina, u tha gazetarëve se njëdjalë i ri që është pjesë e komunitetit mysliman u vra të premten. Ai tha se vrasja mund të lidhet me tre burra të tjerë myslimanë që u vranë në nëntë muajt e fundit.

Ndërsa autoritetet përsëritën një kërkesë që të gjithë që kanë informacion për vrasjet të kontaktojnë policinë, u raportua se masat e sigurisë u shtuan në zona të caktuara të qytetit ku banon komuniteti mysliman. Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe e të drejtave civile myslimane në vend, rriti një shpërblim në 10,000 dollarë nga 5,000 dollarë për informacionin që çon tek i dyshuari ose të dyshuarit në lidhje me vrasjet. Zyrtari i policisë së Albuquerque, Kyle Hartsock tha të enjten se personi ose personat që vranë muslimanët në nëntë muajt e fundit mund të jenë i njëjti individ ose individë.

Presidenti i Amerikës, Joe Biden, ka dënuar ashpër vrasjet dhe ka thënë se  këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë.

Jam i zemëruar dhe i trishtuar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave myslimanë në Albuquerque. Ndërkohë që presim një hetim të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe administrata ime qëndron fuqishëm me komunitetin mysliman. Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë”, ka thënë Biden.

joe biden vritet nje mysliman ne new mexico

Sondazh

Poll