Politike

Rama nis ditën me Bypass-in e ri të Vlorës: Shkurton distancat dhe i jep "kuaj të rinj" fuqi turizmit

Ai shkruan se kjo rrugë tashmë jo vetëm ka shkurtuar distancat dhe ka lehtësuar trafikun por i ka dhënë dhe një hov të madh turizmit. 

7 Gusht 2022, 09:26 Nga e.k
Rama nis ditën me Bypass-in e ri të Vlorës: Shkurton distancat
Pamje nga Bypass-i i ri i Vlorës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë duke ndarë me ndjekësit në facebook pamjet e Bypass-it të ri të Vlorës. Ai shkruan se kjo rrugë tashmë jo vetëm ka shkurtuar distancat dhe ka lehtësuar trafikun por i ka dhënë dhe një hov të madh turizmit. 

"MIRËMËNGJES
dhe nga Bypass-i i ri i Vlorës, me shijen magjepsëse panoramike të një aksi të ri, i cili ka shkurtuar distancat drejt rivierës shqiptare dhe ka lehtësuar ndjeshëm trafikun në qytetin e Vlorës, duke i dhënë "kuaj të rinj" fuqi turizmit bregdetar, ju uroj një të diel të qetë", shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll