Sport

Zyrtare: Isco, ish-mesfushori ‘los blancos’ kalon te Sevilla…

Mesfushori 30-vjeçar spanjol, i cili ka luajtur për Real Madridin që nga viti 2013, do të përpiqet të ringjallet te andaluzët. Aty do të gjejë ish-trajnerin e tij Julen Lopetegui.

7 Gusht 2022, 16:01 Nga DOSJA

Zyrtare: Isco, ish-mesfushori ‘los blancos’ kalon te Sevilla…

SPANJE - Në fund të kontratës së tij me Real Madridin, Isco do të qëndrojë në La Liga. Skuadra andaluze Sevilla njoftoi të dielën, se kishte arritur një marrëveshje me mesfushorin sulmues 30-vjeçar spanjol (38 ndeshje me kombëtaren) dhe të hënën do të jetë subjekt i një kontrolli mjekësor. 

Ky njoftim nuk është surprizë. Pas nëntë vitesh te Reali,  prej një kohë të gjatë pritej që Isco të kalonte te Seville, ku do t'i bashkohet ish-trajnerit të tij Julen Lopetegui, i cili u transferua për pak kohë te Reali në 2018. Ai do të nënshkruajë një kontratë për 2 vjet.

Isco mbërrin në Sevilje, 30 vjeç, me një karrierë të konsoliduar në nivel kombëtar dhe europian, me një mundësi përpara për të shfajësuar veten pas viteve të tij të fundit në Real Madrid, ku pak nga pak humbi peshë për të qenë i rëndësishëm, megjithëse opsionet mund të jenë të largëta, me Kupën e Botës në horizont.

Zyrtare: Isco, ish-mesfushori ‘los blancos’ kalon te Sevilla…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll