Bota

Grenell kapet me Sveçlën për arrestimin e spiunes ruse, paralajmëron ndalimin e zyrtarëve të Kosovës

Gazeta Express shkruan se pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte shkruar në Twitter se rusja Aslamova u arrestua në të njëjtën ditë kur Policia e Kosovës u sulmuan nga bandat kriminale në veri të vendit, Grenell reagoi duke thënë se ky është një precedent i tmerrshëm.

7 Gusht 2022, 19:03 Nga I.A
Grenell kapet me Sveçlën për arrestimin e spiunes ruse,
Richard Grenell dhe Xhelal Sveçla

SHBA- Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell ka reaguar për arrestimin dhe shpalljen “non grata” të spiunes ruse, Daria Aslamova. Gazeta Express shkruan se pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte shkruar në Twitter se rusja Aslamova u arrestua në të njëjtën ditë kur Policia e Kosovës u sulmuan nga bandat kriminale në veri të vendit, Grenell reagoi duke thënë se ky është një precedent i tmerrshëm.

“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm. Po kështu është edhe refuzimi i afisheve serbe në targa”, shkruan ai.

Rusja Daria Aslamova është arrestuar dje në veri të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke u shprehur se shumë shtete kanë vërtetuar për Kosovën se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

xhelal sveçla daria aslamova richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2022, 16:08 k.m.

Talibanët shtypin mediat afgane me dekret

Lynne O'Donnell Kur korrespondentja për Afganistanin, Lynne O'Donnell, u rikthye në Kabul për të raportuar pas pothuajse një viti...