Bota

Arrestimi i gazetares ruse, Sveçla: Ndodhi në të njejtën ditë me sulmin ndaj policisë

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla shkruan se arrestimi i saj në ditën që u sulmua dhe Policia e Kosovës në veri tregon që Rusia po tentoin të ndërhyjë në Kosovë.

7 Gusht 2022, 17:49 Nga I.A
Arrestimi i gazetares ruse, Sveçla: Ndodhi në të njejtën
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se ndalimi e gazetares ruse Daria Aslamova është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla shkruan se arrestimi i saj në ditën që u sulmua dhe Policia e Kosovës në veri tregon që Rusia po tentoin të ndërhyjë në Kosovë. Po ashtu ai ka treguar se Aslamova është shpallur non-grata për pesë vitet e ardhshme në Kosovë

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune ruse e angazhuar në propagandën e luftës në Ukrainë është arrestuar duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosova. Sot në autoritetin tim si Ministër i Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Aslamovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme”, shkruan Sveçla.

Rusja Daria Aslamova është arrestuar dje në veri të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke u shprehur se shumë shtete kanë vërtetuar për Kosovën se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

daria aslamova xhelal sveçla

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2022, 16:08 k.m.

Talibanët shtypin mediat afgane me dekret

Lynne O'Donnell Kur korrespondentja për Afganistanin, Lynne O'Donnell, u rikthye në Kabul për të raportuar pas pothuajse një viti...