Bota

38-vjeçari me dy emra qëllon me armë zjarri në dasmë, alarmohet Policia e Kosovës

Si pasojë e të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar, por i riu do të përballet me akuza.

7 Gusht 2022, 19:59 Nga F.M
38-vjeçari me dy emra qëllon me armë zjarri në dasmë,
Armë zjarri

KOSOVË- Një 38-vjeçar me dy emra, me inicialet me inicialet V.A (M.K.) ka alarmuar Policinë e Kosovës pasi ka nxjerrë armën në një dasmë dhe ka qëlluar. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, rreth orës 16:50. Si pasojë e të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar, por i riu do të përballet me akuza për armëmbajtje pa leje dhe jo vetëm.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:  

Sot, rreth orës 16:50, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, në një aheng familjarë ka gjuajtje me armë zjarri. Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të asaj rruge.

Policia tek i dyshuari, personi me inicialet V.A (M/K) i moshës 38 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestrur një armë (pistoletë) me një karikator dhe dy (2) fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautroizeuar i armës & Përdorimi i armës”.

policia e kosoves ferizaj

Sondazh

Poll